Koronavirusi godet rëndë spitalin e Përmetit, shërbimi infermieror në karantinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 08:42
Shërbimi infermieror në spitalin e Përmetit është futur pothuajse në karantinim të plotë.
Raportohet se shumë pak infermierë kanë mbetur në shërbim. Shkak është bërë prekja e tyre nga Covid-19.
Burime nga ky spital konfirmojnë për Ora News se janë gjithsej 7 infermierë të prekur nga koronavirusi, prej të cilave 2 në laborator.
Deri tani puna në këtë spital është e cunguar për shkak të stafit të reduktuar.