Korçë: Hynte në shtëpi e lokale për të vjedhur televizorë e plazma

Një 26 vjeçar është arrestuar si autori I vjedhjes së dy banesave dhe një lokali kohët e fundit në qytetin e Korçës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, ka vjedhur në lokalin bar-kafe të shtetasit O. G., dy televizorë plazma, një modem, një aparat dixhital; në banesën e shtetasit E. Ç., ka vjedhur një televizor, si edhe në lagjen nr. 12, në banesën e shtetasit M. M., ka vjedhur një televizor" informon policia e Korçës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë".