Kryebashkiaku i Kukësit çon në SPAK paraardhësin demokrat: Harxhoi 600 mijë dollarë naftë për një vit

Një vit e gjysmë pasi mori detyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ka kallzuar në prokurorinë e Posacme anti- korrupsion, paraardhësin e tij demokrat, Bashkim Shehu për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe shkelja e barazisë në tendera.

Në një konferencë të posacme, Gjici tha se auditimi i jashtëm i Ministrisë se Financave dhe ai i KLSH kanë gjetur shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik.

Të gjitha, sipas tij kanë krijuar një borxh të stërmadh për Bashkinë e Kukësit.

Safet Gjici: Si pasojë vetëm nga bashkia Kukës, për këtë periudhe kohore është akumuluar një  borxh  rreth 20 000 000 $. Një shumë  kjo tepër e konsiderushme për një bashki të vogël, e cila ka një buxhet modest, si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bërë asgjë për komunitetin në këtë bashki".

Sipas socialistit Gjici, 600 mijë dollar janë haxhuar vetëm për blerje nafte, në periudhën 2017-2018, duke ngritur dyshime se ajo është përdorur për fushatën e Partisë Demokratike.

Safet Gjici:"Nga ana e Bashkisë Kukës, gjatë vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-kryetari i bashkisë dhe drejtori i financës, të cilët me dashje dhe me qëllim, kanë shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose në disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime të arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish kryetari i bashkisë z. Shehu, në shkelje të plotë të ligjit, pasi përdorimi i tij është bërë me qëllim furnizimin e mjeteve te transportit, në interes dhe në mbështetje të fushatës elektorale të Partisë Demokratike"

Dosja me shkeljet e pretenduara të ish kryebashkiakut Demokrat të Kukësit, është dorëzuar pranë Strukturës së Posacme anti-korrupsion, që sipas procedurës duhet të bëjë verifikime mbi të cilat vendos nëse do të nisë hetimet.

https://youtu.be/Ju4cQWo7QFI