Brisida Shehaj nxjerr zbuluar Edi Ramën, ia heq luksin propagandës për rrugën e Memaliajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 14:05
Shqipëria, jashtë propagandës që reklamon kryeministri Edi Rama, është krejt ndryshe.
Përtej videove me dronë e pamjeve në 3D, realiteti në terren është krej tjetër.
Për të ilustruar realitetin përballë propagandës qeveritare, nënkryetarja e LSI për Tiranën Brisida Shehaj sjell shembullin e rrugës së Izvokut, "inaugurimin" e së cilës i pari i qeverisë e bëri duke publikuar pamje me dron në Facebook-un e tij.
Siç shihet edhe në pamje, rruga e Izvorit nuk ka përfunduar dhe investimi është një mashtrim i madh.