"Tavolina e çiftelisë", Rrumbullaku në vetting, i kërkohet llogari për foton me Frrokun
Drejtori i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, u përball këtë të martë me vlerësimin në kuadër të vettingut në polici. Pjesë e hetimit të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimi ishte fotoja ku shfaqet bashkë me Arben Frrokun, vrasësin e Dritan Lamajt, si dhe 8 denoncime të kryera ndër vite ndaj tij. Në përfundim të hetimeve sipas Komisionit Rrumbullaku rezulton i pastër në 3 kriteret e vlerësimit.
Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe ankesa në Policinë e Shtetit është përballur këtë të martë me vettingun në polici.
Në një seancë e cila zgjati dy orë e gjysmë u diskutua dhe për foton ku ai dhe disa eksponentë të tjerë të dikasterit blu u shfaqën me vrasësin e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.
Lidhur me të, Rrumbullaku tha se është bërë në vitin 2011 dhe pretendoi se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.
Rrumbullaku: Foto është bërë në vitin 2011, kam qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku. Kam patur takim rastësor me të denuarin dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë, vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj kanë ndodhur pas fotos. Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun. Këtë foto e kanë hedhur në facebook me 24 prill 2011. Vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. Ai ka qenë me kolegët dhe ka qëndruar për një kohe të shkurtër në tavolinë.
Për këtë çështje Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka kërkuar informacion edhe nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, të cilat i kanë çuar të dhëna, që konfirmojnë se takimi ka qenë rastësor dhe se nuk ka asnjë dokumentacion, përveç fotos, që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.
Një tjetër pikë që u fokusua Komisioni ishin 8 denoncime për aftësitë profesionale për të cilat trupa vlerësuese konkludoi se janë të pavërtetuara.
Nga trupa u shqyrtua pasuria, aftësitë profesionale, dhe pastërtia e figurës rezultoi se ai ka në pronësi një apartament 1+1, dhe më bashkëpronar i një vile 4 katëshe si dhe kursime prej 800 mijë lekësh, për të cilat rezultoi se janë me burime të ligjshme.
Në sitë Komisioni kaloi dhe llogaritë bankare të bashkëshortes, apo bizneset në emër të djalit të tij, të cilat rezultuan po ashtu të ligjshme dhe të deklaruara në deklaratën vetting.
Ajo që ra në sy ishte fakti i ndryshimit të automjeteve të shumta, duke kryer shitblerje të shpeshta pas vitit 2000, për të cilat Rrumbullaku tha se janë kryer me qëllim rinovimin dhe jo përfitim monetar.
Nëse do të konfirmohet në detyrë, Rrumbullaku do të jetë kreu i vettingut ndër forcat e rendit.