Pija në lokal përfundoi në sherr me thika, pranga 35-vjeçarit në Pukë
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Pukës për plagosjen me thikë të një shtetasi.
Ngjarja ka ndodhur me 15 nëntor, ku pas një konflikti të çastit shtetasi J.(K.) Gj ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe.
"Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z".
Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.