Koronavirusi: Konfirmohen 27 raste të reja në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 10:52
Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid, 27 raste të reja.
Mësohet se rastet e reja me kovid, janë 2 punonjëse në kopshtin numër 2, si dhe dy punonjës pranë Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Të infektuar me kovid janë gjithashtu, infermierë, punonjës pranë ujësjellësit, qendrës ekonomike dhe pranë Bashkisë Vlorë. Rastet e tjera, të konfirmuara me kovid janë kryesisht familjarë të rasteve të mëparshme.