Rama e akuzon si informator, Basha i përgjigjet me statistika: Trillime dhe gënjeshtra! Ekonomia në kolaps
Teksa kryeministri Edi Rama e akuzon kryedemokratin Basha se ka shërbyer si informator në lidhje me maskrat serbe në Kosovë, ky i fundit ka zgjedhur ta kthejë monedhën në anën tjetër.
Akuzat e rradhës së Bashës bien mbi kolapsin ekonomik, teksa shprehet se FMN ka publikuar faktin që Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.
Basha: Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.
Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!
Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!
