Negociatat për shqiptarët në Siri, konsulli Ghorayeb: Nuk ndalem deri në kthimin e familjeve
Negociatat për shpëtimin e shqiptarëve nga kampet e luftës në Siri nuk do të ndalen. Në bisedën me kryegjyshin Botëror Konsulli i Shqipërisë në Liban, Mark Gorajeb, nënvizoi rëndësinë e kthimit të familjeve që qëndrojnë nën terrorin e grupeve terroristë.
Konsulli i Shqipërisë në Liban, Mark Gorajeb, personi i cili ishte ndër kryesorët në operacionin e kthimit të shqiptarëve në kampin Al Hol në siri është pritur në një audiencë të posaçme në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, në bisedë Baba Mondi i parashtroi nevojën e padiskutueshme për të vazhduar misionin për të atdhesuar sa më shumë shqiptarë që kanë mbetur në kampet e luftës të cilët kanë rënë pre e rrymave të ndryshme regresive.
Duke e falenderuar per kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë e vazhdon të japë për nxjerrjen nga kampi që mbahet i rrethuar nga organizatat terroriste të ISIS-it, Kryegjyshi i kërkoi mikut të tij të punojë pa ndërprerje për këtë mision të madh.
Ndërsa u theksua se myslimanët shqiptarë, islami, besimi i tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët, asnjë lidhje me rrymat terroriste që po bëjnë krime çnjerëzore dhe po çoroditin mbare shoqërine njerëzore.
Nga ana e tij Konsulli Gorajeb premtoi se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të vazhdojë angazhimin deri në kthimin e familjeve shqiptare që ende ndodhen brenda në kampe dhe nuk kanë mundesi për ti shpëtuar terrorit të ISIS.
Pas bashkebisedimit mes miqsh, Kryegjyshi i ftoi të vizitonin Seline e shenjtë të Bektashizmit Botëror, Odeonin, vepër kulti e veçantë arkitekturore e simbolit botëror bektashian.
Konsulli i Shqipërise në Liban ftoi Kryegjyshin Botëror për një vizitë ne Liban për tu takuar me të gjithë krerët e komuniteteve fetare.
Lexo dhe:
Liri nga Al-Hol, 120 familje lënë kampin e Sirisë, negociata për shqiptarët