Me Covid- 19 edhe shefja e Epidemiologjisë Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 10:52
Konfirmohet me COVID-19 shefja e Epidemiologjisë në Shkodër Dhurata Hysa. Pas 8 muajsh pune intensive ne luftën ndaj COVID-19 dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve tashmë edhe vetë shefja e epidemiologjisë ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.
Që prej mbrëmjes së 16 nëntorit shefja Hysa është izoluar në banesën e saj për të zbatuar protokollin e sigurisë dhe kohën e nevojshme për t’u shëruar.
Sipas burimeve, shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa është në një gjëndje të mirë shendetesore dhe nuk ka simptoma, por pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitive, informon gazetari i Ora News, Bepin Kolvata
Lexo dhe: Humb betejën me covid-19 drejtori i Poliklinikës nr 1 në Tiranë.