FOTO/ Zëvendëson Borchardt, ja ambasadori i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri

Vincenzo del Monaco është zyrtarisht drejtues I Prezencës së OSBE në Shqipëri.

Diplomati italian zëvendëson në këtë detyrë Bernd Borchardt, raporton Ora News.

Ai ka shërbyer për 23 vjet në shërbimin diplomatik të Italisë.

Më herët ai ka mbajtur postin e ambassador të Italisë në Armeni dhe në Mal të Zi.

Ai gjithashtuka shërbyer në Pekin; në Bruksel, në Përfaqësinë e Përhershme Italiane në BE; dhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua në Drejtësi me shkëlqyeshëm nga Universiteti La Sapienza i Romës, ka një diplomë Master në Drejtësi në Studime të Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bruges, dhe një diplomë nga #Ecole Nationale d'Administration".

Ambasadori Del Monaco është nderuar me Urdhrin e Meritës së Republikës Italiane (Commendatore), Légion d’Honneur Franceze (Chévalier) dhe Urdhrin e Flamurit Malazez (rangu i dytë).

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë, përcjell Ora News.

Ish ambasadorët e Prezencës së OSBE në Shqipëri:

2016-2020: Bernd Borchardt (Gjermani)

2013-2016: Florian Raunig (Austri)

2010-2013: Eugen Wollfarth (Gjermani)

2007-2010: Robert Bosch (Holanda)

2004-2007: Pavel Vacek (Republika Çeke)

2002-2004: Osmo Lipponen (Finlandë)

1999-2002: Geert-Hinrich Ahrens (Gjermani)

1997-1999: Daan Everts (Holandë)