Banorët e 5 Majit në në protestë: Kemi një jetë që punojmë për shtëpinë. Erdhi Erioni dhe na nxorën policinë
Frika për shembjen e shtëpive i ka nxjerrë në protestë. Banorët e zonës së 5-Majit në kryeqytet pretendojnë se rreth 200 banesa do të prishen nga Bashkia Tiranë në kuadër të procesit të rindërtimit.
Nuk kane ende një informacion zyrtar por prej disa ditësh po përballen me numër të lartë të efektivëve të policisë që qëndrojnë pranë shtëpive të tyre.
“Erdhi Erioni dhe kryeministri këtu dhe s’na lanë të flasim. Na sollën policinë dhe na thanë që s’kemi punë. Tani vijnë fadromat dhe na masin. Duam të dimë se çfarë po bëhet. Strehimi na duhet, kemi një jetë që punojmë, kam burrin në emigracion. Vjen ai tjetri dhe na sjell fadromën pa pikë turpi, shprehet njëra prej banoreve. Ka burri 20 vjet që punon në emigracion në Greqi për këtë tokë, për shtëpinë”, shprehet njëra prej banoreve.
Disa prej banesave janë në proces legalizimi ndërsa për disa të tjera banorët gëzojnë certifikatë pronësie.
Nga Bashkia Tiranë kërkojnë transparencë dhe zgjidhje që të mos mbeten të pastrehë.
Në të kundërt paralajmërojnë rezistencë për të mbrojtur investimin e jetës.
Banorët thonë se do të organizohen çdo ditë në protestë deri sa zëri i tyre të dëgjohet.
“Do rezistojmë deri në fund për djersën e derdhur. Vjen për 5 minuta ai dhe na nxjerr në hënë. Bashkia të vijë dhe të interesohet dhe të na shpjegojë. Erdhën, mori punëtorët dhe ne na nxorri një gardh policie para. Asgjë me popullin, por mori punëtorët e firmës”, shprehet një tjetër banore.