Pandemia/ Rama nuk lë krahasimet: Në Belgjikë, Hollandë e Itali opozita nuk del të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror
Nga Fieri, ku u mbajt veprimtaria politike “Deputeti që duam”, Kryeministri Rama nuk la pa përmendur krahasimet me shtetet e tjera në menaxhimin e pandemisë duke thënë se edhe pse në situata më emergjente opozita nuk del të sulmojë mazhorancën për qëllime politike.
"Mendoni Belgjikën, ca do diskutojmë për nivelin e zhvillimit, nivelin ekonomik, i kanë detyruar në një spital mjekët e infektuar dhe infermierët e infektuara të vazhdojnë punën se nuk kanë më mundësi, nuk kanë më zgjidhje. Hollanda detyrohet të transportojë pacientë në landet në kufi nga ana tjetër në Gjermani se nuk ka ku ti çojë më.
Nuk del opozita në Belgjikë dhe të akuzojë qeverinë për terrorizëm shtetëror, pse në atë spital autoritetet shëndetësore kanë qenë të detyruara të marrin atë vendim . Në Itali ku politika ngjason shpeshherë shumë dhe me politikën tonë, nuk kam dëgjuar liderët e opozitës që dalin e të nxjerrin përditë helm nga goja për të helmuar miletin për qëllime politike, për qëllime pushteti."- deklaroi Rama
Kujtojmë se opozita shqiptare vazhdimisht hedh akuza për keqmenaxhimin që mazhoranca po i bën pandemisë duke e çuar shëndetësinë në kolaps.