Pandemia/ Rama habit për spitalet: As Franca, as Anglia as Turqia, as Italia nuk kanë më shumë se ne

Rendja drejt spitaleve jashtë e pacientëve të infektuar me Covid për kurim ka bërë që kryeministri Rama t'ia lejojë vetes të krahasojë sistemin tonë shëndetësor me atë të vendeve lider në këtë shërbim.

Nga Fieri, Rama tha se asnjë shtet nuk ka më shumë se çka Shqipëria për përballimin e pandemisë.
" Njerëzit shkojnë në Turqi se duan të shkojnë, nuk i ndalojmë, por unë i them të gjithëve që asgjë mangut nuk ka këtu në këtë betejë. Turqia ka gjëra fantastike në shëndetësi, në shumë drejtime të tjera por në këtë betejë as Turqia, as Franca, as Italia, as Anglia, nuk kanë më shumë sesa ç'kemi ne. Nga të gjitha pikëpamjet, nga pikëpamja logjistike, nga pikëpamja farmaceutike, nga pikëpamja profesionale."-deklaroi Rama.