Leli nuk mban premtimin

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk ka mbajtur premtimin që tregtarët në qytetin bregdetar do të kishin një treg me standarde më të mira.

8 muaj pasi ata u larguan nga zona ku ushtronin aktivitetin,  për tu zhvendosur në ambiente me standarde kërkojnë që të rikthehen atje ku kanë qenë.

Kushtet nuk janë të mira, janë skandal shiko në çfarë gjendje jemi. Të na çojnë atje ku ishim , të na e rregullojnë e të shkojmë atje ku ishim e jo në këtë vend. Jemi në mes të shiut , në mes të ftohtit, këtu të merr era. Shpresat i kemi humbur por të na çojnë atje ku ishim më mirë”, shprehen tregtarët .

Në situatën e pandemisë së koronavirusit, edhe tuneli dezinfektues nuk punon më, pasi i është prerë energjia elektrike.

Ka 15 ditë që nuk punon tuneli i dezinfektimit sepse i kanë prerë dritat ”, shprehen tregtarët.

Për situatën tregtarët dhe blerësit ja vendosin fajin bashkisë së Vlorës teksa shprehen se Vlora është i vetmi qytet që në 30 vite demokraci nuk ka një treg në kushtet e duhura.

Gjithë ky rreth i Vlorës dhe të mos ketë një treg e të punosh në shi, në të ftohtë, në erë është skandaloze”, shprehen tregtarët

Afrimi i stinës së dimrit, ftohtit dhe reshjeve e ka bërë të ardhmen edhe më të pasigurtë, ndaj dhe kërkojnë një reagim të shpejtë.