Liria ka emër, UÇK/ Basha i bashkohet nismës virale në mbështetje të luftës së Kosovës

“Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë.

Kësaj nisme së fundmi i është bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, duke vendosur këtë slogan në kopertinën e rrjeteve sociale të tij.

Nisma është mbështetur nga mijëra shqiptarë, të cilët janë solidarizuar me situatën e krijuar pas akuzave për krime lufte kundër ish -drejtuesve të UÇK .