Nevoja therëse për reformën e stabilitetit dhe shtetin e drejtë

Dekriminalizimi ‎ishte një fitore jo thjesht e opozitës, por e shoqërisë. Ishte shembull i një beteje që planifikohet me kujdes dhe luftohet me kurajo dhe moral deri në fund.

Shoqëria sot ka nevojë për devulgarizim të institucioneve, depolitizim të tyre, deinjorantizim, demonopolizim e plot "de" të tjera qe do çlirojnë shpresat dhe t ardhmen e shqiptarëve.

Shoqëria ka nevojë për siguri dhe nomalitet dhe për një lidership politik që ia mundëson që të planifikojë të ardhmen. Shoqëria ka nevojë për "reformën e stabilitetit" që ta garanton vetëm një shtet i drejtë, një shtet i vogël qe nuk është barrë në kurriz e në xhep te shqiptarëve.

Nje shtet i së drejtës ku është rikthyer ndarja dhe kontrolli i pushteteve që sot nuk egzistojnë më. Një shtet ku vota e lirë cakton qeverinë dhe qeveria jep llogari me votë.