‘Populli i 2 marsit është aty, është shumëfishuar’ Meta thirrje oligarkëve: Mos paguani kot, do zhgënjeheni
Presidenti, Ilir Meta, e cilësoi sot një turp të madh kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor për raportin e Dick Marty, për krime lufte. Me këtë, tha Presidenti, po kërkohet të hiqet vëmendja nga keqqeverisja e të futë përçarjen mes shqiptarëve.
"Kushtetuta, vijë e kuqe, flakë e kuqe!" Me këtë gjuhë ju përgjigj Presidenti Ilir Meta, iniciativës ligjore të mazhorancës për kufizimin e kompetencave të tij. Kreu i Shtetit tha se në 25 prill do të bie republika e oligarkëve.
Meta: Nuk ka mbi Kushtetutën asgjë. Është vetëm populli. Populli i 2 Marsit aty është, vetëm se është shumëfishura. Të merren me pandeminë me shëndetin e popullit. Më 25 prill do të ketë referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik që kërkon ti kthejë qytetarët në një qënie të pavlerë të pafuqishëm e të pambrojtur vetëm e vetëm që të fryhen si shushunja disa individë. Rivendosja e rendit kushetues është e padiskutueshme. Kushtetuta mbi të gjitha. Mbi kushtetutën vetëm populli.
Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kreu i shtetit kishte dhe një mesazh per oligarkët.
Meta: I ftoj dhe oligarkët të mos paguajnë kot për ligje të tilla dhe ato që i kam kthyer se do zhgënjehen. Nuk do të ketë vazhdimësi të interesave të tyre korruptive dhe klienteliste siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.
Kreu i Shtetit, komentoi edhe nismën për ngritjen një komison parlamentar për të hedhur poshtë akuzat se UçK është përfshirë në krime lufte brenda territorit të Shqipërisë.
Meta: Parlamenti të ngrejë Komision për këtë që thashë unë, që kërkon që një oligark apo dy oligarkë bashkë me një drejtor partiak të vjedhin çdo diotë të gjithë konsumatorët shqiptarë. Që ngre Parlamenti komision për akuzat e Dick Marty ky është turpi më i madh që bën kali i Trojës.
Presidenti, kishte reflektuar mbi masat anti-Covid, ndërsa u paraqit para mediave me maskë.
Ai i bëri thirrje Kryeministrit që të aplikoje masat që i kërkon opozita, duke i vlerësuar ekspertët e saj me notën 10.
Meta: Opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë gjithmonë 5 hapa para qeverisë, që përpara valës së parë, gjatë valës së parë, edhe në vazhdimësi, edhe sot.
Presidenti doli në konferencë për ligjin për Metrologjinë, i cili tha ai nuk duhej miratuar pasi është antikushtetues dhe dëmton taksapaguesit.