Tirana shkarkon trajnerin Egbo, Ora News mëson se kush do e zëvendësojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 18:33
Pas humbjes ndaj Korabit me rezultatin 0-1, klubi i Tiranës ka marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit Emanuel Egbo.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë skuadra, e cila ka sqaruar se shkak për këtë shkarkim të nigerianit është bërë rezultati i dobët dhe ecuria jo e mirë e skuadrës.
"Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara”, shkruhet në njoftimin e kryeqytetasve.
Sakaq Ora News mëson se zëvendësuesi i Egbo pritet të jetë Bledi Shkëmbi, i cili është pa ekip aktualisht që pas largimit nga Teuta.
