GOLAT/ Italia "poker" ndaj Estonisë, Portugalia tërmet 7-ballë

Përfundoi pa fitues miqësorja e luksit mes Holandës dhe Spanjës e zhvilluar në Amsterdam. Golit të realizuar nga Sergio Canales në minutën e 19-të të pjesës së parë iu kundërpërgji në fillimin e fraksionit të dytë mesfushori i Manchester United Dony Van de Beek.

Belgjika ndërkohë mposhti 2-1 me përmbysje Zvicrën me Batashuayi që realizoi dy herë në pjesën e dytë duke përmbysur avantazhin provizor të Admir Mehmedit.

Portugalia dhuroi spektakël ndaj Andorrës duke fituar 7-0 në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo hyri në fushë nga stoli dhe arriti të kontribonte me një gol dhe një asist.

Fitoi dhe Polonia që mposhti 2-0 Ukrainën me golat e Piatek dhe Moder.