Lacio në telashe, Strakosha pozitiv me Covid-19
Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe lojtari i skuadrës së Lacios, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin në Kiev, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e trete në fazën e grupeve, pasi kishte dyshime të forta mbi vërtetësinë e tamponëve.
Në Itali nisi një hetim ndërsa ritestimi i tamponëve ka nxjerr një përfundim që mund t’i hap telashe skuadrës.
Të martë kanë dalë përgjigjet e ritestimeve që ju nënshtruan tre lojatarët, Immobile, Luca Lieva dhe Thomas Strakosha.
Vetëm ky i fundit rezultoi pozitiv, ndërsa dy të parët negativë. Dyshohet se klubi i Lazios dhe laboratori “Futura Diagnostica” kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19 të lojtarëve të Lacios.