Flamuri i UÇK-së shpaloset në ballkohet e pallateve në Elbasan, festë e "protestë" gjatë ndeshjes Shqipëri-Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 19:41
Në "Elbasan Arena" nuk kishte tifozë, por emocionet e ndeshjes vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës u përjetuan nga ekrani i televizorit.
Më fatlumët ishin banorët në pallatet rreth e përqark stadiumit në Elbasan, të cilët shijuan çdo moment të kësaj ndeshje.
Festë por edhe "protestë". Zhvillimet me gjykatën e Hagës u demonstruan edhe në Elbasan.
Ky grup të rinjsh shpalosën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK që po përballen me akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 2:1.