BOOM - Vendstrehimi i pallatit tek "Ali Demi" i mbushur me ujëra të zeza, institucionet flenë!
BOOM trajtoi këtë të mërkurë çështjen e një pallati në "Ali Demi", i cili ka 3 vite me kanalet e ujërave të zeza të bllokuara.
Administratori i pallatit nr 74 në “Ali Demi” ankohet se prej 3 vitesh kanalet e ujërave të zeza janë të bllokuara.
"Kemi mbi tre vite që vuajmë nga bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza. I jemi bërë shkresat në rregulluar, por nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Ujërat e zeza kthehen pas në bodrum. Ka erë të rëndë dhe mushkonja."
Edhe pse ai kishte bërë të gjitha shkresat zyrtare, thotë se nuk ka marr zgjidhje.
Ai thotë se i është drejtuar edhe drejtorisë së Përgjithshme të UKT dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.
"Keni dërguar 5-6 shkresa, por askush nuk ka dhënë përgjigje."
Ujërat e zeza kthehen në bodrumin e pallatit duke e bërë të vështirë jetesën në këtë pallat.
"Banorët e pallatit i mbajnë dyer dhe dritaret e mbyllura nga era."
Administratori na tregon fillimisht bodrumin e pallatit i cili është i mbushur me ujëra të zeza, dhe pusetat e bllokuara që sipas tij nuk funksionojnë.
Sipas tij janë thyer tubat dhe nuk qarkullon uji.
Safet Saliasi, Përgjegjës sektori në Sektori dezinfektimeve dhe vendstrehimeve, ne Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike, sqaron se është në dijeni të këtij problemi dhe është diskutuar e zgjidhur herë pas here problemi i këtij vendstrehimi, duke tërhequr me autobote ujin, por fakti është se aty ka problematikë me ujërat e zeza, dhe kjo problematikë duhet zgjidh nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.
Drejtori ka informuar UKT për situatën, por nuk ka pasur zgjidhje.
Vazhdimisht ky sektor për heqjen e ujit dhe dezinfektimin.
"Kemi bërë largimin e ujit me autobot. Aty ka problematikë me derdhjen e ujërave të zeza aty. Do të ndërhyjmë për thithje dhe dezinfektim po nuk është detyra jonë të zgjidhim problemin e kanaleve të zeza. Është thënë se do të bëhet një investim, por nuk ka ndodhur deri më sot dhe nuk ka asnjë zgjidhje.”