Qendra Shëndetësore rrezikon jetë, godina në Dibër e rrënuar dhe jashtë funksioni
Dëmtimet dhe mungesa e investimeve e kanë bërë të rrezikshme dhe ka detyruar mbylljen e godinës së Qendrës Shëndetësore të Arras në Dibër. Banorët thonë se detyrohen ti marrin mjekët në banesë, ose ti drejtohen Peshkopisë për cdo nevojë shëndetësore.
Kjo godinë e rrënuar dhe në rrezik shembje është Qendra Shëndetësore ku duhet të merrnin shërbim shëndetësor disa qindra banorë të njësisë Administrative Arras në Dibër.
Në një kohë kur Shërbimi Shëndetësor Parësor ka marrë rëndësi të vecantë në përballjen me koronavirusit, godina qëndron e kyçur.
"Kemi frikë të futemi brenda se është prishur."
Një njoftim i sqaron banorët se shërbimi nga mjekët kryhet në terren.
"E marr në telefon dhe i them më bëj një rekomandim."
Ata thonë se në të shumtën e rasteve mjekët shkojnë në banesa, ose detyrohen ti drejtohen Peshkopisë edhe për trajtimet më të vogla shëndetësore.
"Rekomandimi deri tani ka funksionuar, që kur është lajmëruar se ka pasur plasaritje shkojmë në qytet."
Godina thonë se i përket kohës së komunizmit dhe aty nuk është vënë kurrë dorë. Degradimi dhe harresa nga bashkia e Dibrës thonë se kanë kthyer në rrezik ndaj ajo është braktisur.
"Që në kohën e Enver Hoxhës, as nuk e kanë në plan të bëjnë gjë."
Banorët e Arrasit ankohen edhe për një sërë problematikash të tjera që lidhen direkte me mungesën e investimeve nga Bashkia e drejtuar nga Dionis Imeraj, por kujdesi mjekësor është shqetësimi kryesor në kohën e pandemisë së koronavirusit.