Bardhi “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Ke qenë, je dhe do mbetesh kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i është përgjigur Kryeministrit Rama për akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Bardhi ka shkruar se qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, teksa e ka cilësuar kreun e qeverisë si “Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur”

Bardhi: Vazhdo tek plehrat se je mirë. 
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

LEXO EDHE: Rama i përgjigjet Bashës: Nuk fshihem pas asnjë komiteti, ti i bën komitetet për t’u fshehur për të “vrarë” çunin e Fariut