Rama i përgjigjet Bashës: Nuk fshihem pas asnjë komiteti, ti i bën komitetet për t'u fshehur për të "vrarë" çunin e Fariut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 17:09
Kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të Opozitës, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter.
Rama shkruan se nuk po fshihet pas asnjë komiteti, ashtu sikurse, sipas Ramës, ka bërë Basha.
Rama: Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t'u fshehur siç bëre komitetin për të "vrarë" çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!
Lexo edhe: