Testimi për Byronë e Hetimit, skualifikohen 49 kandidatë

Testimi me shkrim për kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar.

Komisioni i Përzgjedhjes ka bërë me dije se nga 104 kandidatë janë kualifikuar 55 për postin e “Hetuesit”. Si rezultat 49 kandidatë të tjerë nuk e kanë kaluar këtë provë.

Kandidatët e kualifikuar do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që do të zhvillohet nga data 13 nëntor deri me 21 nëntor.

Sakaq për të filluar nga puna, Byrosë së Hetimit i nevojiten plot 60 kandidatë.