Cakaj takon ambasadorin e Kosovës: Kur është në pikëpyetje UÇK, përgjigjemi si një komb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 18:02
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, i cili njëherësh është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani.
Takimi u përqendrua në biseda që lidhen me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb!” - shkroi Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.