Ju flet Moska: Oligarku Mihal Velijorgji dhe kryebashkiaku Erion Deliaj
Oligarkët dhe lidhja e tyre me kryebashkiakun e Tiranës ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Po ju sjell në vëmendje një episod në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2009, një episod shumë i bujshëm që ka qenë për një kohë të gjatë në yotube, është fjala për debatin e Erion Veliaj me një botues pranë PD në emisionin "Zonë e lirë". Veliaj gjatë gjithë kohës së debatit përsëriste pareshtur si e çove vajzën te Deliorgji dhe i binte ballit me dorë. Kompleksi "Deliorgji" ndodhet midis rrugës së Kavajës dhe Lanës. Do jenë 50 pallate. Fjala në debat ishte se vajza e botuesit kishte qenë ortake në një kompani me Deliorgjin që bënte punime në Gërdec. Atje ishte kantieri i famshëm i çmontimit të municioneve që shpërtheu në 2008, duke shkaktuar vdekjen e 26 njerëzve. Lali Eri, denoncuesi i madh i Mihal Deliorgjit në kohën kur PD ishte në pushtet, kur erdhi vetë në pushtet filloi ti japë Deliorgjit leje ndërtimi pa fund. Në 2015 mori 6-7 leje ndërtimi. Në atë kohë u tha se këto leje i kishte iniciuar PD, Lulzim Basha.
Tani inicion PD dhe i mbaron PS punët e Deliorgjit. Edhe punët e demontimit, demilitarizimit i kishte iniciuar PS me tanket kur ishte Edi Rama në qeverisje, ministër i Mbrojtjes ishte Majko, ju dha e drejta Deliorgjit të çmontone tanket dhe ti shiste për skrap në Greqi. Punët e Deliorgjit i nis një parti dhe i përfundon tjetra kur është në pushtet, duke marrë përfitime korruptive pushtetarët që ja bëjnë këto favore. Nuk është çudi që edhe të ketë ndodhur kështu. Sot Deliorgji po ndërton kompleksin më të madh brenda Unazës së Madhe me rreth 50 pallate.
Dy pallate janë ndërtuar në 2003, të tjerat janë ndërtuar nga 2015. Mund të jenë 12 pallate, jo më pak. Është një kompleks brenda kompleksit. Ka mbetur pa u shfrytëzuar ende 60% e sipërfaqes që ka marrë Deliorgji për ndërtim. Imagjinoni sa është fitimi dhe sa paguan. Nuk po marrin të gjithë leje ndërtimi të ndërtojnë lagje urbane, aq më tepër në një zonë me dendësi urbane. Më e çuditshmja është se Deliorgji i ka shkuar pa bujë dhe zhurmë edhe formulari i OFL-së, duke qenë se u dënua për ngjarjen e Gërdecit çka nënkupton se e ka justifikuar pasurinë e vet.
Do të doja ti tërhiqja vëmendjen drejtorit të OFL, Tonin Vocaj, se si mund të justifikohet pasuria e Deliorgjit kur të tjerëve ua kërkojnë pasurinë që nga tokat në fshatin e lindjes të trashëguara nga familja. Deliorgji ka qenë eskavatorist në 1991, me një kurs në Shkozet punonte në bonifikim. Shkon emigrant në Greqi dhe kthehet si biznesmen i madh. Karrierën kur u kthye e nisi bashkë me biznesmenin tjetër Vasil Naçi si shofer i kryepeshkopit Janullatos.
Në këtë kohë ka përfituar duke futur hekur nga Greqia gjoja për ndërtimin e kishave dhe veprat bamirëse që bënin kishat dhe me këtë hekur të futur pa pagesë në doganë ka bërë biznes, ka filluar me ndërtimin e pallateve. Hekurin e ka paguar duke çuar tanket e ushtrisë shqiptare për skrap, 300 mijë lekë të reja një tank. Ushtria shqiptare ka pasur 1100 tanke.
Historitë me tanket i bëri kur ishte PS në pushtet para 2005, kur erdhi PD historitë dihen, lidhja personale me familjen Berisha, djalin e tij Shkëlzenin. Atëherë kërkonte tunxh se shkonte shtrenjtë në tregun ndërkombëtar dhe i dhanë urdhër ushtrisë që Deliorgjit për çmontim në Gërdec ti jepte municion me gëzhoja tunxhi, të ardhurat që siguroi ishin të mëdha.
Aq shumë i zuri lakmia sa morën gra dhe fëmijë në punë në vend që të merrnin njerëz me përvojë. Dhe ndodhi ajo që ndodhi, shpërthimi. Deliorgji është i parapëlqyeri i të gjithë qeverive dhe pushtetarëve, pavarësisht nga ngjyra partiake.
E ke çuar vajzën te Deliorgji i thoshte ky djali me bluzën e Supermenit dikujt dhe tani e çon gruan e tij te Deliorgji. E çon Deliorgji në ishujt e Greqisë për turizëm. Ky është Mihal Deliorgji, një olifgark i të gjitha regjimeve. Pse i bën Lali Eri këto ndere mund të kuptohet. Jo më kot i ka dalë emri si kryebashkiaku më i pasur i Europës.
Në mandatin e dytë Deliorgji po ndërton 50 kulla, në mandatin e tretë po ta marrë Lali Eri kushedi çfarë do të ndërtojë tjetër, një qytet më vete. Mirë do të ishte ti shkonte edhe njëherë fleta e OFL, më e vëmendshme, më me seriozitet sepse është ironi e madhe që këta njerëz që janë shkaktarë për vdekjen e 26 personave të dalin pa u prekur dhe tu konfiskohen dhe sekuestrohen pronat të tjerëve që quhen mafiozë.
Mund të imagjinohet se çfarë mekanizmash kanë lëvizur, jo më kot thuhet se kemi korrupsion të lartë. Korrupsioni nuk është imagjinar, këtu do të shfaqet, kur i del pasuria Deliorgjit e rregullt. Këto janë gjurmët e ujkut, jo thjesht të oligarkut por edhe zyrtarëve që i kanë hedhur miell ujkut që të duket si dele.