Meta përkujton 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit: Koha të bashkohemi për të shembur çdo mur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 20:10
Presidenti Meta ka përkujtuar 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit përmes një postimi në Facebook.
Meta shkruan se është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar.
Meta: Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar!