Iraku në kaos, 100 mijë te pastrehë nga mbyllja e kampeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 18:58
Mbyllja e menjëhershme e disa kampeve strehimi në Irak rrezikon të lërë më shumë se 100 mijë njerëz pa një çati mbi krye.
Në rreth 7 provica është dhënë urdhri i shpërnguljes, teksa pretendohet që personat që jetonin aty më parë të kthehen në vendet e origjinës.
Shumica e të strehuarve nëpër kampe janë shpërngulur aty që prej nisjes së luftës së ISIS.
Më shumë se 6 milion irakienë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që prej dhjetorit të 2017, ndërkohë që Organizata e Emigrantëve i ka cilësuar kushtet e jetesës si shumë të këqia.
Qeveria e Irakut dha urdhërin e mbylljes së kampeve të strehimit në gusht të 2019. Urdhëri pësoi një zbutje dhe ngadalësim procesi për shkak të pandemisë, ndërkohë që kanë vendosur të mos tërhiqen nga vendimi.