Presidencialet në SHBA, gjermanët do punojnë “krah më krah” me amerikanët

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar presidentin e ri amerikan, Joe Biden, duke sjellë në vëmendje se Gjermania do të punojë “krah më krah” me amerikanët për t’i dhënë zgjidhje problemeve botërore si Koronavirusi, Terrorizmi dhe Ndryshimet Klimatike. Ndërkohë, mediet ruse njoftojnë se Rusia është duke pritur për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve amerikane përpara se të përgëzojë presidentin e ri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka sjellë në vëmendje problemet me të cilat përballet bota, Koronavirusi, Terrorizmi dhe Ndryshimet Klimatike, teksa ka përshëndetur fitoren e Joe Bidenit si president amerikan.

Kancelarja tha se "Bideni ka një përvojë të madhe me Gjermaninë dhe Evropën." dhe se "Miqësia e dy vendeve i ka rezistuar kohës."

Lidhjet Trans-Atlantike me SHBA, sipas Merkelit janë një "thesar që duhet ta ruajmë".

Si Gjermania, ashtu edhe Evropa duhet "të marrin më shumë përgjegjësi" në marrëdhëniet me Amerikën. Teksa, Gjermania do të qëndrojë "krah për krah" me Amerikën në zgjidhjen e problemeve globale si pandemia e koronavirusit, ndryshimi i klimës dhe terrorizmi global, tha kancelarja.

Në fjalën e saj, kancelarja e përshkroi zëvendës presidenten e zgjedhur Kamala Harris si një "frymëzim" dhe simbol " të asaj që është e mundur në Amerikë".

Ndërkohë, mediet ruse njoftojnë se Rusia është duke pritur për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve amerikane përpara se të përgëzojë presidentin e ri.

Pyetjes se pse Presidenti Vladimir Putin nuk e përgëzoi Presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden, Dmitriy Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha: "Ne e kemi të drejtën që të presim derisa të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve." Ndërkohë, Putini e përgëzoi Presidentin në detyrë Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet 2016 pa pritur rezultatet zyrtare.

Në lidhje me këtë pikë, Peskov tha se Ekziston një ndryshim i dukshëm. Presidenti aktual i SHBA, siç e dini, njoftoi se do të ketë një proces ligjor në lidhje me zgjedhjet në të ardhmen. Kështu që tani situata është ndryshe."

Rusia do të respektojë zgjedhjen e popullit Amerikan për presidentin e ri, shtoi ai.