Shokon avokati i Trump: Një shembull sa e pacipë është makineria demokrate, kanë votuar të vdekurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 10:23
Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale amerikane, por nuk po pranon këto rezultate pasi sipas tij votat janë të vjedhura.
Ai tashmë ka angazhuar një ekip ligjor për zgjedhjet, ku në krye është avokati dhe këshilltari ligjor, Rudy Giuliani.
Ky i fundit tregon disa raste se si kanë votuar disa personalitete megjithëse kanë ndërruar jetë
“Vetëm një shembull se sa e pacipë është makineria demokrate e Filadelfias. Ish-kampioni i peshave të rënda, Joe Frazier votoi në zgjedhjet e 2018. Ai vdiq më 11/7/2011!!! Gjyshi i Will Smith votoi në 2017, 2018. Ai vdiq në 2016. Vë bast se Biden dominoi këtë grup. Do ta zbulojmë”, - ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.