Melania po mendon divorcin? Pas Presidencës Trump mund të humbasë edhe gruan

Ai ka humbur zgjedhjet  por a mundet Donald Trump të humbasë edhe gruan e tij?

Kur fitoi në vitin 2016 Donald Trump, Melania ka shpërthyer në lot pasi ajo kurrë nuk e priste që ai të fitonte.

Ajo ka pritu pesë muaj për tu transferuar në  Neë York në Uashington, gjoja sepse djali i çiftit Barron kishte nevojë të mbaronte shkollën.

Por ish-ndihmësi Stephanie Wolkoff pretendoi se Melania ishte duke negociuar një marrëveshje pas martese për t'i dhënë Barron një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.

Një ndihmës u shpreh se Melanie mezi po priste kohën që Presidenca e tij të përfundojë dhe të divorcohej nga ai. Ndërsa ish-asistentja e Donald Trump, Omarosa Maigault Neëman, autorja e librit “Unhinged” është e bindur se nëse Melania po ta linte bashkëshortin kur ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar.

Edhe pse zonja Trump ka pretenduar gjithmonë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin, çifti prej kohësh flenë të ndarë dhe Melania sillet shumë ftohte më Donald Trump. Zonja Trump po numeron çdo minutë derisa të divorcohet nga Donald"- ka thënë Omarosa Maigault Newman.