Burri vret gruan dhe djalin dy vjeç. Plagos rëndë vajzën dhe më pas vetëvritet

Tragjedi në një familje në fshatin Ceretto di Carignano në Itali. Alberto Accastello, 40 vjeç, punëtor në Cerealceretto, një kompani që merret me drithëra, qëlloi gruan e tij Barbara Gargano, 38, një arkëtare në një supermarket dhe plagosi rëndë fëmijët e tij binjakë Alessandro dhe Aurora para se të vriste veten.

Ndërkohë plumbave nuk i ka shpëtuar as qeni i familjes, raporton Ora News.

Fëmijët u transportuan në spitalin Regina Margherita në Torino ku Alessandro vdiq pas mbërritjes, ndërsa Aurora vijon të jetë në gjendje kritike, përcjell Ora News lajmet e mediave italiane.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa mësohet se arma me të cilin u krye krimi tragjik isht me leje.

 Arsyet e aktit makabër nuk dihen ende, por sipas informacioneve paraprake mësohet se bashkëshortja i kishte kërkuar divorcin 40-vjeçarit.

 Më pas ai i telefonoi vëllait të tij, për ti thënë do të vdiste.

Hetimet për ngjarjen vijojnë ende.