Trump e prishi traditën, fitorja Biden rikthen qentë në Shtëpinë e Bardhë

Fitorja e Joe Biden do të thotë që Shtëpia e Bardhë do të ketë pjesëtarë të saj edhe kafshë, sikurse disa vite më parë, para se Trump ta prishte këtë traditë.

 Familja Biden ka edhe dy qenë, të cilët me të hyrë në “Shtëpinë e Bardhë” do ti marrë ata me vete.

Donald Trump u bë presidenti i parë që nga viti 1897 që nuk kishte një kafshë shtëpiake, ndërsa ishte në detyrë. Ai shpjegoi arsyen pse nuk mbante një kafshë në një tubim të shkurtit 2019, në Teksas.

“Unë nuk do doja ta kisha një kafshë, por edhe nuk kam kohë. Si do të dukej duke ecur një qen në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë?”-tha Trump