Putin refuzon të përgëzojë Biden për fitoren: Nuk ka ende një rezultat zyrtar

Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

Ai refuzon ta përgëzojë pasi ende nuk ka përfunduar procesi ligjor, ai dëshiron të presë rezultatet zyrtare.

Ne besojmë se më e saktë është që të presim derisa rezultatet zyrtare të shpallen”-tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Theksojmë se lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka uruar demoraktin për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ky është një privilegj i cili nuk është i disponueshëm për të gjitha vendet” -tha Navalny.

Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 dhe fituesi shpallet kanidati që siguron 270 vota.