Koronavirusi nuk ndalet, Italia fut 5 rajone të tjera në lockdown/Emrat
Pesë rajone te tjera italiane hyjnë në regjimit lockdown të zonës portokalli, që do të thotë mbyllje e plotë e çdo aktviteti tregtar me përjashtim të farmacive e akriviteteve ushqimore.
Rajonet e reja në këtë masë janë Abruzzo, Umbria, Basilicata, Toscana e Liguria.
Urdhri pritet të firmoset sot më mbrëmje ndërkohë është thirrur të mblidhet Këshilli i Ministrave.
"Situata e Covid në Itali po përkeqësohet ditë pas dite në të gjithë territorin kombëtar. Në çdo 100 mijë banorë regjistrohen mbi 500 të infektuar. Shqetësim shfaq rritja e numrit të pacientëve që kërkojnë kurim spitalor e sidomos në repartet e terapisë intesive. Rekomandohet masa më shtrënguese shtesë, sidomos në zonat më të goditura nga pandemia e përgjegjësi e çdo qytetari në respektimin e rregullave anti-Covid" thotë doktor Giovanni Rezza, Drejtor i Politikave epidemike në Ministrinë e Shëndetësisë.
LEXO EDHE: Lëvizja e kurbës sërish alarmante në Itali, shënohen 356 viktima në 24 orët e fundit