FOTO/ Pas fitores në zgjedhje, Biden i blinduar nga Shërbimi Sekret viziton varrin e të birit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 09:10
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden vizitën e parë pas suksesit në zgjedhjet e 3 nëntorit e bën te varri i djalit të tij.
Biden dhe familja morën pjesë në shërbimet fetare në Kishën Katolike Romake Brandywine në Greenville, Delaware.
Pas kishës, familja, e shoqëruar nga masat e rrepta të Shërbimit Sekret, vizizoi varrin e Bo-së.
Kjo vizitë e Biden tek varri i djalit, i cili humbi jetën në moshën 46-vjeçare nga kanceri në vitin 2015 vjen si një mesazh nga ai, për t’i treguar të birit se nuk u tërhoq nga gara për t’u bërë president, megjithëse u hoqi dorë nga kandidimi në vitin 2016.