Joe Biden President, Lulzim Basha: Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden mundi presidentin në detyrë Donald Trump, duke i dhënë fund ditëve të pritjes.

Biden fitoi shtetin vendimtar Pennsylvania dhe kështu tejkaloi shifrën prej 270 delegatëve të nevojshëm të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet.

Menjëherë  shumë urimë kanë ardhur nga figura të njohura politike.

Ora 20:10 Joe Biden President, Lulzim Basha: Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë

Sakaq ka ardhur edhe urimi i Kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili i ka uruar fitoren Joe Biden.

"Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden  në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë Unë dhe Partia Demokratike Shqipëri  shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta"- shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1325150703057334273

Ora 20:00 Taulant Balla uron Biden

 Së fundmi edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook uron  Joe Bidenin për fitoren e tij.

"Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore. Urime Presidentit të zgjedhur Biden"- shkruan  Balla.