Urime Presidentit të 46-të të SHBA-së, mikut të madh të shqiptarëve Joe Biden!

URIME PRESIDENTIT TE 46-te te SHBA-se MIKUT TE MADH TE SHQIPTAREVE SENATORIT LEGJENDAR JOE BIDEN!

Te dashur miq,Me fitoren ne shtetin e Pensilvanise Senatori Joe BIDEN grumbulloi deri tani 273 Vota Elektorale aq sa i duhen nje kandidati per tu shpallur President i SHBA-se.

Urime Senatorit legjendar me nje karriere brilante politike prej 36 vitesh ne Senatin Amerikan, ish-Kryetarit te Komisionit te Politikes se Jashme te Senatit Amerikan si dhe per 8 vite si ish-Zv. President i suksesshem i SHBA-se i Presidentit te pare afro-amerikane Barack Obama.

BIDEN me rezultatet e deritanishme rezulton Presidenti me i votuar i historise se SHBA-se me rreth 75 milion vota popullore dhe me kryesimin edhe ne tre shtetet e mbetura per t'u numeruar pritet te grumbulloje 324 vota elektorale, edhe ky nje rekord historik.

BIDEN ka qene nje nxites dhe mbeshtetes i proceseve demokratike ne Shqiperi edhe atehere kur Shqiperia ishte nje "burg i madh politik brenda telave me gjemba" dhe nje mbeshtetes i nderhyrjes ushtarake te SHBA-se dhe NATO-s per clirimin e Kosoves nga okupacioni serb, mbeshtetes i pavaresise se Kosoves si dhe i konsolidimit te shtetit te Kosoves ne rrugen e lirise, demokracise dhe prosperitetit.

Edhe gjate fushates elektorale BIDEN u shpreh me nota shume pozitive per Kosoven, duke kerkuar mos-ngutjen per arritjen e nje marreveshje te nxituar me Serbine ne dem te interesit te Kosoves, duke respektuar statusin e Kosoves si shtet i pavarur, i lire dhe sovran qe nuk eshte me qe nga vitit 1999 pjese e Serbise.

URIME PRESIDENT BIDEN SI PRESIDENT i 46-te i SHBA-se ne misionin tuaj historik ne interes te popullit amerikan por edhe te paqes, sigurise dhe stabilitetit ne nivel global.

Shqiptaret do t'iu jene perhere mirenjohes per ate qe keni bere per Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves dhe do te vazhdoni te beni tashem si President i SHBA-se ne interes te kombit tone! GOD BLESS YOU YOUR FAMILY AND AMERICAN PEOPLE!