“Mos më ndërhyni më për Tedi Blushin”, Meta veshur sportiv i thur lavde zëdhënësit të tij: Kolonjar i paparë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto krah përkrah zëdhëniësit të tij, Tedi Blushi ku shihen të veshur sportivë.

Kreu i Shtetit ka kërkuar të mos t’i ndërhyjnë më për Blushin, ndërkohë që nuk ka nguruar ta cilësojë si një “kolonjar të paparë”.

Ju lutem mos më ndërhyni më për Tedi Blushin! Është Kolonjar i Paparë! Siç ishte gjysma e Rilindasve të vërtetë të Shqipërisë! Malet tona më të larta! Gjaku nuk bëhet ujë!”, shkruan Meta përbri fotos.