Fermerët braktisin tokën, banorët e Vidhasit në Elbasan: S'ka ujë për vaditje
Mungesa e ujit për vaditje është shqetësim kryesor për banorët e Vidhasit në Elbasan, të cilët thonë se për pasojë po detyrohen të braktisin tokën. Ish-kryetari i Shoqatës së Vaditjes, thekson se në me letra në zonë janë hedhur 900 mln lek, por vetëm as 70 hektarë tokë nuk vaditen.
Bujqësia është bazë për ekonominë familjare për shumë familje në fshatin Vidhas të Elbasanit.
Por vit pas viti tokat djerrë po shtohen.
Shkak thonë se është mungesa e ujit për vaditje.
"Problemi më jetik që është uji, rezultati është zero."
Një pjesë thonë se kanë hapur puse, por kostoja nuk e justifikon fitimin.
"Kam vaditur 6 dynym misër, 50 mijë lekë vetëm benzinë."
Bijtë thonë se nuk kanë interes të punojnë e janë detyruar të ikin në emigracion.
"Në Greqi, punë me muaj."
"Shqiptarët po ikin nga Shqipëria se i ka tradhëtuar qeveria."
Ish-kryetari i Shoqatës së Vaditjes, rikujton se në vitin 2003 banorët paguan 10 % të vlerës së një projekti që do të financohej nga Banka Botërore.
Por rezultati i punës sipas tij ngre dyshime për abuzim dhe indiferentizëm nga ana e bashkisë Elbasan për shqetësimet e fermerëve.
E pyetur për ankesat e fermerëve, Bashkia Elbasan, e drejtuar nga Gledjan Llatja, thotë se është parashikuar një ndërhyrje në sistemin e kanaleve vaditëse, por pa dhënë asnjë afat konkret.