Fullani kërkon shfuqizmin e vendimit që i ndalon kthimin në gjyqësor për 15 vite, vendimi në 11 Nëntor
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në 11 nëntor vendimin për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Kjo fundit ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 23 korrik 2019, i cili i ndalon ushtrimin e çfarëdo funksioni në drejtësi për 15 vite.
Fullani ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite, por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistrate.
Vetë Fullani nuk ishte e pranishme në seancë por u përfaqësua nga avokatja e saj.
Ndërsa avokatja e saj deklaroi në seancë: "Ne ankimuam pikën e dytë të vendimit të KPK që Arjana Fullani nuk mund të emërohet për 15 vite.Ne vlerësojmë se KPK ka kryer shkelje procedurale.8 muaj pasi zonjës Fullani i kishte mbaruar mandati si antare e Gjykatës së Lartë, marrim vesh në mënyrë informale se KPK kishte nisur procedurën e rivlersimit për zonjën Fullani. Pas një pauze 6 mujore, KPK i kërkoi KLGJ një letër për të përcaktuar mbarimin e statusit të magjistratit për antarët e Gjykatës së Lartë te cilëve u kishte mbaruar mandatit. KLGJ thotë që zonja Fullani ka hequr dorë për tu emëruar në Gjykatqn e Apelit dhe për këtë arsye deklarojnë të mbaruar mandatin e magjistratit për Arjana Fullanin".