“Në tetor ka dhënë dorëheqjen 3 herë”, Maliqi: Nuk e lanë oligarkët. Paratë e krimit dhe të drogës po hidhen lumë

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dhënë në muajin tetor tre herë dorëheqjen.

Sipas Maliqit, diçka e tillë nuk është lejuar nga oligarkët.

Duke iu referuar burimeve të afërta, ju bëj me dije, se ky Kryemafioz, vetëm në muajin Tetor ka kërkuar të japë 2-3 herë dorëheqjen e të shporret nga qeveria, por nuk është lejuar nga njerëz të krimit dhe oligarkët, pasi këta të fundit e kanë marrë peng dhe duan që ai të qëndrojë akoma në pushtet, në mënyrë që të mos reshtin së vjedhuri e së grabituri Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky Kryemafioz i bindet, sepse ndryshe i dalin në shesh të gjitha të zezat, por sigursht që ka edhe frikë në kontekstin më të gjerë të fjalës”, shkruan Maliqi.

Deputeti opozitar ka vijuar më tej me akuzat se "Paratë e krimit dhe drogës kanë nisur të hidhen lumë, dhe ky Kryemafioz largon dhe mbulon vëmendjen, duke mbirë gjithë ditën në ERTV-në e tij, e prej aty ‘hedh gurë në lumë, që të turren ti kapin’"