Krujë, atentat me armë zjarri kushëririt të Durim Bamit
Një 35 vjeçar u plagos në Tapizë të Krujës në një ngjarje që sipas të dhënave të para dyshohet për atentat.
Burime policore bënë me dije se objektivi ishte Ervin Kodra, person i njohur dhe kushëri i Durim Bamit, një personazh i dyshuar për disa ngjarje kriminale në zonë.
Mësohet se 35 vjeçari është sulmuar me pistoletë pranë Urës së Tapizës, ku sipas të dhënave të para ka marrë një plumb në krah.
Ervin Kodra është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni për plagosjen.
Një grup i posacëm hetimor, mësohet se është ngritur për të zbuluar autorin dhe shkaqet e sulmit ndaj 35 vjeçarit, ku paraprakisht një prej pistave është ajo e lidhjes me Durim Bamin.
Ky i fundit është akuzuar në vitin 2015 nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte paguar për ta vrarë, por më 4 korrik të 2018, pasi gjykata e dënoi me një vit burg, të cilin e konvertoi në shërbim prove.
Durim Bami është akuzuar për lidhje edhe me zhdukjen e Enver Stafukës, ndërsa më herët ka qenë i dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Në vitin 2018 ai u ndalua sërish gjatë një operacioni të forcave RENEA në Nikël.
Në muajin shkurt të këtij viti atij iu sekuestrua një makinë e blinduar nga Operacioni Forca e Ligjit.