Mësim online nga kafja/ Ora News ndjek procesin, pjesëmarrja e studentëve e ulët, zbrazen fakultetet
Ndërkohë që fakultetet janë thuajse të zbrazura, studentët janë të pranishëm në klasat virtuale. Edhe pse leksionet mund të ndiqen edhe nga kafet, pjesëmarrja rezulton 50 për qind më e ulët nga normale. Të rinjtë theksojnë se proplem mbeten dhe orët në të cilat praktika është e domosdoshme.
Mjafton te kenë internet dhe një pajisje elektronike dhe mësimi mund ta zhvillojnë kudo, edhe në kafe.
Edhe pse i aksesueshëm në çdo vend, problematikat janë të pafundme.
Ina Tafa, studente në fakultetin e Drejtësisë tregon vështirësitë me të cilat u has në platformën e mësimit online.
"Disave nuk u hapej emaile, disa e kishin problemin te password-i."
E mërkura është dita e tretë e kësaj forme mësimëdhënie, por nisur edhe nga një vit më parë, pjesëmarrja e studentëve në një orë është rreth 50% më pak se normalja.
"Është diku te 50-55%."
Studentja tregon mënyrën se si funksionon platforma, ku secili grup duhet të ketë kodin e aksesimit.
Në varësi edhe të pedagogëve, ora e leksionit mund të regjistrohet dhe studentët mund ta gjejnë në çdo kohë.
"Ka disa pedagogë që nuk e regjistrojnë veten."
Dhe ja ku nisi mësimi, Ina në të njëjtën kohë është edhe në klasë edhe në kafe.
Profesori rikthehet me një bashkëbisedim të shkurtër me studentët, të cilët nga ana tjetër e ekranit mbajnë shënim leksionet.
Në këtë mënyrë, studentët mund të shpërqëndrohen më shpesh nga çdo gjë që i rrethon.
Ndërkohë universitetet janë zbrazur.