Covid-19 në vend, rekord rastesh dhe të shtruarish në spitale, bien vdekjet

396 të infektuar dhe 4 humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka kryer 1 mijë e 725 testime, numri më i lartë prej nisjes së pandemisë.

Për herë të parë Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një numër të lartë testimesh, 1 mijë e 725 të tilla ndaj dhe të mërkurën rastet e reja me virusin SARS-CoV 2 arritën një tjetër rekord.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 396 të infektuar, 278 prej tyre u identifikuan në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë raporton për katër viktima.

Një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia dolën të mposhtin virusin.

105 qytetarë të tjerë mundën të fitonin betejën me këtë sëmundje duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 mijë e 578.

Tre spitalet covid vijojnë të përballen me një numër të lartë pacientësh që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Në to gjenden të shtruar 338 persona, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Rritja e pandalshme e të infektuarve kërkon nga qytetarët ndërgjegjësim dhe respektim të masave vendosur nga ekspertët e shëndetit.

Mbajtja e maskës kudo jashtë shtëpisë është detyrim ndërsa kujdes duhet treguar me distancën fizike dhe higjenën personale.

Teste dhe raste - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Shërime - Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitale - Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Vdekje - Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725

Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës 921
Fier 788
Korçë 634
Shkodër 574
Lezhë 454
Elbasan 457
Vlorë 423
Berat 289
Kukës 221
Gjirokastër 160
Dibër 102