Shpërthen në flakë makina në ecje, shpëton mrekullisht shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 09:19
Një makinë në ecje në Maliq ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale, ndërkohë që në mjet ndodhej shoferi, i cili është shpëtuar mrekullisht.
Makina ka qenë me impiant gazi dhe kjo dyshohet që ka qenë arsyeja ka sjellë edhe defektin teknik.
Forcat zjarrëfikëse dhe ato policore kanë mbërritur në vendngjarje.