Fier/ Plagoset me armë zjarri 34 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 08:20
Një 34 vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.
Sipas policisë, M.M., 34 vjeç, banues në Fier është dëmtuar lehtë në këmbë nga persona të paidentifikuar ende. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "8 shkurti" rreth orës 22:20 të darkës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.